Tragjedi në Postribë, zjarr në shtëpi, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Nga A2 CNN
29 Korrik 2026, 15:58 | Kronikë

Tragjedi në Postribë, zjarr në shtëpi, humbin jetën

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Domen të Postribës në Shkodër, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën pasi një zjarri në shtëpinë e tyre, raporton A2 CNN.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër. “Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”, tha policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos