Foto arkivë
Forcat zjarrfikëse kanë gjetur një fëmijë të pajetë në banesën e djegur në Domen të Postribës, ndërsa po kërkojnë për nënën dhe fëmijën tjetër që dyshohet se kanë humbur jetën në ngjarjen tragjike, raporton A2 CNN.
Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës, shkruan A2 CNN.
Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.
Fatkeqësisht njëri prej fëmijëve është gjetur i djegur brenda na shtëpi. (A2 Televizion)