Një 63-vjeçar italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi prej datës 20 maj ndodhej në spital, pasi nuk ishte ndjerë mirë.
Ai në datën 20 maj kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare në zonën e Rrugës së Kosovarëve në Tiranë dhe menjëherë pas operacionit, nuk ishte ndjerë mirë dhe ishte transportuar në spital, ku pavarësisht kujdesit të mjekëve, ndërroi jetë sot.
Grupi hetimor i ka marrë deklaratat administratorit dhe dentistit të klinikës ku ai kreu ndërhyrjen kirurgjikale, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurori për vlerësime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)