Theu “arrestin e shtëpisë”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, prangoset 28-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
24 Maj 2025, 09:20 | Kronikë

Theu “arrestin e shtëpisë”, goditi me thikë një

Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve në fshatin Panaja, në Vlorë.

Një 28-vjeçar, shtetasi Kejvi Bendaj, i cili theu masën e sigurisë ‘Arrest në Shtëpi’, ka rënë në prangat e Policisë, pasi goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoj atij automjetin.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi atij automjetin. Po ashtu është sekuestruar edhe arma e gjahut e përdorur për kanosjen, shkruan A2 CNN.

Fatmirësisht 34-vjeçari i plagosur me thikë është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti ndërmjet 2 shtetasve, në fshatin Panaja.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari. 

Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.

Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.

Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.   

Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.     

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos