Një automjet i policisë bashkiake është përplasur mëngjesin e sotëm me një autobus të linjës Libofshë- Fier, në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.
Si pasojë e përplasjes raportohet për disa të lënduar lehtë të cilët janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh. (A2 Televizion)