Krisma dhe njerëz që ikin me vrap, publikohen pamjet e atentatit në Durrës

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 11:32 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar pamje nga atentati i ndodhur një natë më parë në Durrës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ermir Dedja. Në pamje shihet makina e autorëve që kalon në lagjen 18 të qytetit, më pas dëgjohet një e shtënë arme dhe menjëherë pas saj shihen kalimtarë të rastit që largohen me vrap dhe bërtasin.

Në momentin e atentatit viktima ka qenë duke lëvizur i vetëm në trotuar. Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qëlluar me breshëri, ndërsa plumbat kanë thyere dhe xhamat e qendrës shëndetësore që ndodhej aty pranë. Nga të shtënat Dedja është plagosur, por pavarësisht se është dërguar në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Nga verifikimet e skedave të policisë, Ermir Dedja rezulton i arrestuar dy herë. Në vitin 2015 i dyshuar si implikuar në trafik narkotikësh. Ndërsa në vitin 2017, i dyshuar se ka ndihmuar autorin e një plagosjeje të ndodhur në Shijak, shkruan A2 CNN. Ende janë të paqarta nëse këto dy momente të së kaluarës së viktimës mund të kenë qenë motive të këtij atentati të mirëorganizuar, pasi lëvizja e tij i vetëm në atë orar në një zonë periferike, tregon se vigjilenca e ka qenë e ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos