
Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për ndërtim të paligjshëm në vendin e quajtur “Kodra e Rrapojve”, raporton A2CNN. Rezulton se shtetasit në fjalë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e shtetit dhe bizneseve të tjera.
Në njoftim thuhet:
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:
M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;
B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Ndërtimi i paligjshëm". të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;
Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Ndërtimi i paligjshëm". të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;
R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës", të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës", të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës". të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”. (A2 Televizion)