Abuzimet me fondet IPARD, Reni Ashiku paraqitet në SPAK

Nga Armand Bajrami
16 Prill 2026, 10:21 | Kronikë

Abuzimet me fondet IPARD, Reni Ashiku paraqitet në SPAK

Reni Ashiku është riparaqitur sot në SPAK për të dhënë shpjegime për llogari të hetimit të abuzimeve me fondet IPARD, raporton A2CNN. 

Prokuroria e Posaçme po shkon drejt mbylljes së hetimeve për dosjen e IPARD-it, ku personave nën hetim pritet t’u komunikohet akuza.

Dosja lidhet me keqmenaxhimin e fondeve të dhëna nga Bashkimi Europian në kuadër të programit IPARD për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale. Për të njëjtën çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos