Kryemadhi i kërkon GJKKO shfuqizimin e masës "detyrim paraqitje"

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 09:50 | Kronikë

Kryemadhi i kërkon GJKKO shfuqizimin e masës "detyrim

Deputetja Monika Kryemadhi i kërkon Gjykatës se Posaçme t'i shfuqizojë masën e sigurisë "detyrim për paraqitje".

Kërkesa do të shqyrtohet sot gjatë një seance për informacion dy mujor, gjatë së cilës SPAK i prezanton gjykatës ecurinë e hetimeve.

Kryemadhi qëndron në këtë masë sigurie prej tetorit të vitit të shkuar për llogari të hetimit ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta për veprat penale të "korrupsionit", "pastrimit të parave" dhe "fshehjes së pasurisë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos