Kultivonin bimë narkotike pranë banesës së tyre, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2025, 10:14 | Kronikë

Kultivonin bimë narkotike pranë banesës së tyre, arrestohen

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar nga Policia e Tepelenës pasi kishin kultivuar 194 bimë narkotike, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.

Sipas policisë, arrestimi erdhi si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, përcjell A2.

Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos