Kultivonte kanabis, arrestohet 31-vjeçari në Krujë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2026, 09:36 | Kronikë

Kultivonte kanabis, arrestohet 31-vjeçari në Krujë

Një 31-vjeçar në Krujë është arrestuar për kultivim kanabisi, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Policia njofton se gjeti në një zonë pyjore në Mukaj rreth 42 bimë narkotike dhe ka sekuestruar 600 gramë kanabis, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 600 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga një 31-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, sherbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të organizuara në terren, finalizuan operacionin policor të koduar “Mukja”.

Në kuadër të  operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Z., 31 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. M., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Mukaj

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kishin kultivuar, në një zonë pyjore të fshatit Mukaj, 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos