Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen 4 tifozë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 09:12 | Kronikë

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen 4

Policia ka arrestuar 4 tifozë të cilët kanë kundërshtuar me dhunë forcat e rendit gjatë dhe pas ndeshjes Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Gjithashtu, është proceduar penalisht një 30-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes ka hedhur lëndë piroteknike.

Të arrestuarit janë tifozë të Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet D. P., 29 vjeç, Sh. X., 22 vjeç, Sh. S., 29 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos