Është shoqëruar në polici Safet Bajri. Sipas burimeve të A2 ai është ndaluar me një automjet të blinduar, teksa po lëvizte në zonën e Lezhës dhe është dërguar menjëherë në komisariatin e Shkodrës.
Bajri është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në Bushat, ku u qëllua me breshëri plumbash drejt një mjeti të blinduar.
Burimet bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje dhe është lënë i lirë.
Ndërsa avokati Sokol Tahiraj, mbrojtësi ligjor i Safet Bajrit, pretendon se klienti i tij nuk është shoqëruar për atentatin e pak ditëve më parë në Bushat.
“Safet Bajri është shoqëruar vetëm për një verifikim dhe më pas është lënë i lirë. Dua të theksoj se nuk ka lidhje as me atentatin, as me shënjestrën e atentatit dhe me asnjë person të përfshirë në këtë atentat”, tha avokati në një reagim për A2. (A2 Televizion)