All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ky është 17-vjeçari nga Lushnja që vrau me plumb në kokë 27-vjeçarin nga Burreli në Gjermani

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 16:29 | Kronikë
Ky është 17-vjeçari nga Lushnja që vrau me plumb në
17-vjeçari Qerim D.
All - Paragraf - 1

Mediat gjermane kanë publikuar emrin dhe foton e 17-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi me plumb në kokë një të ri nga Burreli. Vrasja u regjistrua në Kaltenkirchen. I vrari Reols Hysneli, 27-vjeçar, u gjet më 25 nëntor në një pyll pranë zonës. 

Hetuesit janë përballur me një situatë të pazakontë, teksa autori i dyshuar është vetëm 17 vjeç dhe është në pritje të gjykimit në paraburgim. Ai pranoi para policisë se ka vrarë një burrë pranë "Holsten Springs".

All - Paragraf - 3

Prokurori publik hetues konstatoi se vrasësi, i cili u dorëzua në polici është identifikuar si Qerim D. nga Lushnja. Ndërkohë, mbetet e paqartë se ku ndodhet arma e zjarrit. 

Sipas policisë, viktima është nga Shqipëria, i njohur për policinë dhe nuk ka një adresë fikse banimi. Ndërkohë, 17-vjeçari shqiptar akuzohet për "vrasje nga pakujdesia". (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos