Largohet nga banesa pa gjurmë 14-vjeçari në Has, familjarët kallëzim në Polici

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 18:10 | Kronikë

Largohet nga banesa pa gjurmë 14-vjeçari në Has,

Një 14-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Has, pasi ka marrë pa leje automjetin e të atit të tij.

Kanë qenë familjarët e adoleshentit të cilët kanë bërë kallëzim në Polici, pasi nuk dinë vendndodhjen e tij.

Ai është larguar një ditë më parë nga banesa, ndërkohë që Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Kukësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Has-Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos