
Policia e Tiranës ka arrestuar 1 shtetas i cili mbante pa leje, në banesë, 1 armë zjarri pushkë, shkruan A2 CNN.
“Në vijim të kontrolleve dhe punës informative, me synim evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje që rrezikojnë të drejtat e qytetarëve dhe cenojnë rendin publik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Village”. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 31 vjeç”, tha policia.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Lalm, Vaqarr, u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që posedohej pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)