Lëvizte i armatosur, policia shpall në kërkim 21-vjeçarin, arrestohen 5 shokët e tij për moskallëzim krimi

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 12:19 | Kronikë

Lëvizte i armatosur, policia shpall në kërkim 21-vjeçarin,

Një 21-vjeçar që lëvizte i armatosur në qytetin e Lushnjës është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë “blutë” kanë arrestuar 5 të rinj, shokë të 21 vjeçarit, për moskallëzim krimi. Po ashtu janë sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri në qytet, dhe se ndodhej në një lokal bashkë me disa shokë të tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar lokalin, një bar-kafeje në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohej se ndodhej shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë për arrestimin tij”, thuhet në njoftim.

Lëvizte i armatosur, policia shpall në kërkim 21-vjeçarin,

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë gjetur në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi i personit që posedonte xhupin dhe armën e zjarrit , konkretisht shtetasi  M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte larguar pak minuta më parë për në një berberhane dhe do kthehej përsëri. Po në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E. K., 20 vjeç, S. Sh., 24 vjeç, G. M., 21 vjeç, H. T., 20 vjeç dhe L. S., 22 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë, të cilit ishin në një tavolinë me shtetasin M. S, dhe nuk treguan se kujt i përkiste xhupi dhe arma duke penguar Policinë në veprimet e saj. Po në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. S , u gjet municion luftarak (fishekë)”, vijon njoftimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos