Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor. Dy të plagosur

Nga A2 CNN
21 Mars 2026, 18:10 | Kronikë

Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në unazën e qytetit të Pogradecit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.

Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin me inicialet R. Z. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. Sh.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit, shtetasin R. Z., do të kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.03.2026, rreth orës 16:20, në unazën e qytetit të Pogradecit, janë përfshirë në një aksident rrugor, automjeti me drejtues shtetasin R. Z., dhe një motomjet me drejtues shtetasin E. Sh. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit E. Sh., dhe bashkëshortja e tij pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Me shtetasin R. Z, do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos