Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 44-vjeçari nga Laknasi në Shkodër

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 11:23 | Kronikë

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 44-vjeçari nga

Një 44-vjecar në Shkodër është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Square”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Policia bën me dije se ai lëvizte i armatosur me pistoletë, në qytet dhe ndalimi është bërë në kushtet e flagrancës.

“Si rezultat i operacionit të koduar “Square”, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".   Gjatë operacionit, në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte shtetasi I. M., i dyshuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Pistoleta e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, për të zbuluar nëse është përdorur në ngjarje kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos