Aksident i rëndë në aksin Berat-Dimal, mjeti me shpejtësi përfundon në kanal

Nga Çaku Tafa
11 Prill 2025, 08:43 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Berat-Dimal, mjeti me shpejtësi

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të Urës së Moravës. Rreth orës 06 :30, 41-vjeçari Eduart Ismaili ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Benz A Class kur ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte. Për pasojë, mjeti ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në kanalin në anë të saj.

Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti është shkatërruar totalisht duke bërë që të kërkohet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga mjeti. Eduart Ismaili është transportuar menjëherë drejt Spitalin Rajonal të Beratit për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve të marra nga spital, 41-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në gjendje të stabilizuar. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 29 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, pasi në aksin rrugor “Berat-Dimal”, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., 28 vjeç, banues në fshatin Gajtë, pasi në aksin rrugor “Ura e Kuçit-Dimal”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 28-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 31 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se 3 ditë më parë, ka vjedhur 1 biçikletë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 44 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 28-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos