Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Adrian Kona. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Vetë Kona nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Sipas asaj që raportoi gazetarja e A2 CNN Elitjona Doko, ish-drejtori i Hipotekës nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr ndihmë mjekësore pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.
“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e përbërë prej: gjyqtar Xhevdet Lika, vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal "Arrest në burg", të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim A.K me vendimin 448/1, datë 19.11.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës. U shpall në Durrës, me datë 22.11.2024', njoftoi sot gjykata”.
(A2 Televizion)