Në asnjë moment nuk u hapën xhamat e makinës së autorëve, policia këqyr kamerat e sigurisë pas vrasjes së Klaudio Prendit

Nga Xhensila Kodra
22 Nëntor 2024, 10:46 | Kronikë

Në asnjë moment nuk u hapën xhamat e makinës së

Policia ka këqyrur një sërë kamerash sigurie për të identifikuar vrasësit e Klaudio Prendit. Nga kamerat është vërejtur se përgjatë rrugës "Xhanfize Keko", automjeti "Audi" i autorëve ka lëvizur përgjatë zonës për rreth një orë para krimit.

Ky fakt përforcon dyshimet e policisë se ata kanë ndjekur lëvizjet e objektivit dhe kanë pasur dijeni të plotë që gjendej në lokal. Nga këqyrja, ka rezultuar se në asnjë moment në makinën e autorëve nuk janë hapur xhamat.

Bashkë me viktimën në lokal kanë qenë edhe 3 efektivë policie, miq të tij. Dy prej tyre e kanë dërguar menjëherë në spital drejt Traumës, ndërsa efektivi i tretë është vënë në ndjekje të autorëve, por mjeti "Audi" ka humbur gjurmët pa shkuar te rrethi i Shkozës.

Nga ana tjetër policia do të verifikojë edhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial ku një vit më parë u vodh automjeti i autorëve.

Ndërkohë, policia i ka kërkuar informacione edhe policisë greke në lidhje me targat e vendosura në mjetin Audi, të cilat rezultojnë të jenë të vjedhura në vendin fqinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos