Makina përplas motorin, në gjendje të rëndë 13-vjeçari

Nga Artin Halili
27 Qershor 2024, 20:15 | Kronikë

Makina përplas motorin, në gjendje të rëndë

Një 13-vjeçar është aksidentuar rreth orës 17:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Miras-Sinicë. I mituri është drejtuar drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar, pasi gjendja e tij është tepër e rëndë.

Policia bën me dije se 13-vjeçari banues në fshatin Miras ka qenë duke drejtuar një motor pa targa dhe ka patur mbrapa dhe vëllain e tij, gjendja e këtij të fundit paraqitet e stabilizuar.

Sipas policisë, 13-vjeçari ka qenë duke lëvizur pa qenë i pajisur me skafandër në kokë kur është përplasur nga një mjet duke i lënë të dy vëllezërit e plagosur.

13-vjeçari është dërguar me helikopter të Traumës drejt kryeqytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos