Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët gjejnë trupin e pajetë të 30-vjeçarit në liqenin e Banjës

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 19:11 | Kronikë

Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët gjejnë trupin e

është gjetur pas disa orësh kërkimesh, trupi i pajetë i 30-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Banjës. Dyshohet se I. B., është vetëmbytur në liqen. 

Trupi i pajetë i 30-vjeçarit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Më herët gjatë ditës së sotme, në afërsi të fshatit Qerret u gjetën disa sende që mendohet se i përkasin 30-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur prej dy ditësh.

Zhdukjen e tij e raportoi Selaudin Braimllari, i ati, i cili shpjegoi po ashtu i biri vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos