Tre automjete përplasen në bulevardin Vlorë-Skelë

Nga Jerola Ziaj
27 Qershor 2024, 18:22 | Kronikë
 

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Vlorës.

Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në kryqëzimin e bulevardit Vlorë-Skelë dhe një prej tyre ka përfunduar në trotuar.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe efektivët e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos