Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 13:35 | Kronikë

Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në rrugën e hyrjes në Divjakë. Një automjet tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë. Mjeti tip Benz me targa AB 170 TG ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja drejtuesi i kësaj të fundit është plagosur rëndë.

Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja drejtuesi i Benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos