
Aksidenti i rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ura e Dajlanit në Durrës, la pas një viktimë dhe 3 të plagosur.
Policia njoftoi se një automjet ka rënë nga mbikalimi dhe për pasojë ka ndërruar jetë një pasagjere 18-vjeçare.
Nga pamjet shihet se makina ka rënë mbi dyqanin e luleve që ndodhet poshtë urës, shkruan A2.
“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
(A2 Televizion)