Masakër në një shkollë në Bosnjë, ekzekutohen 3 mësues

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 12:54 | Kronikë

Masakër në një shkollë në Bosnjë, ekzekutohen 3

Tre mësues në një shkollë në Bosnje Hercegovinë humbën jetën pasi u qëlluan me armë automatike nga një ish-punonjës i institucionit.

Sipas të dhënave paraprake, ishte ish-roja e shkollës ai që hapi zjarr ndaj mësuesve, duke lënë 3 viktima dhe një të plagosur.

Të vdekurit janë identifikuar si drejtori i shkollës Nijaz Halilović, mësuesja e anglishtes Gordana Midžan dhe Nisveta Kljunić.

Televizioni N1 raporton se i dyshuari kishte një mosmarrëveshje me drejtuesit e shkollës. Ai hapi zjarr ndaj drejtorit të shkollës dhe punonjësve të tjerë përpara se të tentonte të vriste veten.

Aktualisht shkollat në Bosnje janë të mbyllura për shkak të pushimeve të verës dhe nuk ndodhej asnjë nxënës në momentin e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos