Masakra e Memaliajt, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi

Nga Rigels Malile
11 Tetor 2024, 12:23 | Kronikë

Dy muaj e gjysmë nga masakra e korrikut, që tronditi qytetin e vogël të Memaliajt dhe ku mbeti i vrarë Shyqyri Kalemi shënjestra e këtij atentati dhe dy persona të pafajshëm, kamarieri i lokalit Gledian Muka dhe një klient Marsel Çela, familjarë të Kalemit kanë kërkuar drejtësi dhe arrestimin e autorëve.

Motra e viktimës Shyqyri Kalemi e cila është edhe nëna e Aleksandër Sadikaj, që humbi jetën në një atentat me lëndë shpërthyese në Tiranë, në një prononcim për media deklaron se ja ka denoncuar policisë emrat e personave që janë përgjegjës për të dy ngjarjet që i kanë marrë jetën djalit dhe vëllait të saj.

Edhe qytetarë të Memaliajt apelojnë për drejtësi dhe jetë më të sigurt në qytetin e tyre.

Në lidhje me masakrën e Memaliajt dhe atentatin me lëndë shpërthyese në Tiranë, policia dhe drejtësia shqiptare ende nuk ka asnjë person të dyshuar apo akuzuar zyrtarisht për këto krime.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos