Mashtrim me “call center”, Apeli i Posaçëm dërgon për rigjykim çështjen ndaj Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

Nga Armand Bajrami
23 Prill 2025, 13:04 | Kronikë

Mashtrim me “call center”, Apeli i Posaçëm dërgon

Apeli i Posaçëm prish vendimin e dënimit me 11 vite burg për Erjon Kasmin dhe atë me 10 vite për Xhulian Xhafën, të dy të fajësuar për një skemë mashtrimi me "call center", raporton A2 CNN.

Sipas Apelit, çështja do të kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë me një trupë tjetër gjykuese.

Kasmi dhe Xhafa ishin vetëm 2 prej 13 të pandehurve që u shpallën fajtor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në korrik të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve ata përllogaritet të kenë përfituar nga kjo skemë vlerën e 7 milionë eurove.

Gjykata e Posaçme e ka shpalli Erjon Kasmin fajtor për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal” duke e dënuar me 11 vite burg në total, nga të cilat do të kryente 7 vite e 4 muaj, për shkak se i ulej 1/3 e dënimit. Xhafa ishte dënuar me 10 vite burg në total, por do të vuante vetëm 6 vite e 8 muaj burgim, për të njëjtën arsye.

Në shkallën e parë, SPAK nuk arriti të provonte se 24 pasuri, ku përfshihen llogari bankare, apartamente dhe truall toke, janë produkte të veprës penale. Për këtë arsye 20 pasuri të Erjon Kasmit dhe 4 të Xhuliano Xhafës të sekuestruara me vendim të Prokurorisë në qershor dhe korrik të 2022, e më 5 maj të 2023, iu kthyen atyre pavarësisht dënimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos