Mashtroi një person dhe i mori mbi 6 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 11:23 | Kronikë

Mashtroi një person dhe i mori mbi 6 mijë euro, arrestohet

Përfitimi i një shume të konsiderueshme parash përmes mashtrimit ka çuar pas hekurave një 54-vjeçar në Korçë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të institucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore  për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin: I. Z. 54 vjeç, banues në Korçë”, njofton policia.

Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, një 53-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos