Nga Belshi për të vjedhur banesa, lokale e objekte kulti në Memaliaj dhe Përmet, pranga nënës në kërkim i biri

Nga A2 CNN
6 Shtator 2025, 13:17 | Kronikë

Nga Belshi për të vjedhur banesa, lokale e objekte kulti në

Nënë e bir nga Belshi akuzohen nga policia për 6 raste vjedhjesh të dokumentuara nga muaji maj deri në shtator në Memaliaj dhe Përmet. Ata akuzohen se vidhnin sende me vlerë dhe shuma parash në banesa, lokale dhe objekte kulti. Policia ka vënë në pranga 67-vjeçaren, ndërsa ka shpallur në kërkim të birin e saj 36-vjeçar.

Nga veprimet hetimore rezulton se nënë e bir, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 celular dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet (levë dhe kaçavidë). Ndërkohë po punohet për kapjen e 36-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe puna operative në terren, ndaluan shtetasen Z. U., 67 vjeçe, banuese në Belsh.

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i saj, shtetasi L. U., 36 vjeç, banues në Belsh.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit, konkretisht:

04.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – në banesën e shtetasit P. Ll., kanë vjedhur bizhuteri floriri dhe një shumë parash;

10.07.2025, fshati Krahës – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;

07.08.2025, fshati Sukë, Përmet – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;

23.08.2025, fshati Petran, Përmet – në lokalin e shtetasit A. L., kanë vjedhur një shumë parash;

04.09.2025, Memaliaj – në një objekt kulti dhe në një lokal, kanë vjedhur një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 celular dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet (levë dhe kaçavidë).

Punohet për kapjen e 36-vjeçarit. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos