Mbi 100 vite burg! I vunë flakën në det velierës me kokainë, prokuroria jep pretencën

Nga Xhensila Kodra
10 Qershor 2025, 14:47 | Kronikë

Mbi 100 vite burg! I vunë flakën në det velierës me

SPAK lexon pretencën për operacionin "flakë në det". Prokuroria lexoi vetëm marzhin e dënimit, ata kërkohet që të shpallen fajtorë për “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lënda narkotike nisej nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në det me velierën me emrin “Vilua”, shkruan A2 CNN.

Dy shtetasit e huaj kur pikasën policinë i vendosen flakën dhe tentuan të largohen me një varkë të vogël. Sipas hetimeve të SPAK, dyshohej që veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge.

Arlind Isamailukaj  15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg

Gzim Cela  16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg

Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg

Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg

Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg

Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg

Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg

Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg

Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg

Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/  8 e 4 muaj vite burg

Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg

Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg

Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qershor ora 11:30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos