Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 55-vjeçar nga fshati Lazarat, pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.
Operacioni u zhvillua si pjesë e kontrolleve të shtuara me dron, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit në territor, shkruan A2 CNN.
Shtetasi i arrestuar është Xh. Ç., 55 vjeç, për të cilin dyshohet se kishte mbjellë disa bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa në pronën e tij private.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një sasi të vogël të bimëve si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie në vendngjarje. (A2 Televizion)