Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në fund të korrikut, ku një shtetasi iu vendos një sasi tritoli në derën e garazhit të makinës.
Sipas policisë, pas mbledhjes së provave u arrit në konkluzionin se 36 vjeçari nga Fushë Kruja me inicialet K.S. është autori i kësaj ngjarje kriminale.
Më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova u vendos një sasi lënde plasëse, aktivizimi i së cilës shkaktoi vetëm dëme të vogla.
Autori i dyshuar që është në kërkim e kishte porosi nga persona të tjerë vendosjen e tritolit. Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë vetë ai me Elvis Kosovën, person që iu vendos lënda plasëse.
Sipas burimeve, motivi i tritolvënies dyshohet për një sherr që Kosova ka patur me persona të tjerë kohët e fundit, sherr ku është përdorur dhe armë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)