Një 27 vjeçar nga Tirana ka ngritur në këmbë policinë e postës së Dhërmiut pasi vëllai i tij ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me të.
Shtetasi K.Z. është paraqitur në polici ku ka thënë se vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më.
Për këtë arsye u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij. (A2 Televizion)