Me çantë me kanabis drejt Tiranës, kapen dy të rinjtë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 09:54 | Kronikë

Me çantë me kanabis drejt Tiranës, kapen dy të rinjtë

Policia e Kamzës ka vënë në pranga dy të rinj të cilëve iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e llojit kanabis.

Dy të rinjtë u kapën në zonën e Zall Mnerit teksa po udhëtonin drejt Tiranës me një sasi prej 675 gr lëndë narkotike të llojit kanabis, që dyshohet se do ta shisnin.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos