Mbi 8 persona të arrestuar nga policia e Korçës deri në këto momente lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku mbetën të plagosur me thikë dy persona.
Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije për A2 CNN, se personat e arrestuar kanë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal në afërsi të Parkut të qytetit, sherr i cili ka nisur për motive banale, ku janë përdorur mjete prerëse dhe mjete të forta.
A2 CNN mëson se në vijim pritet komunikata e policisë.
(A2 Televizion)