Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 09:10 | Kronikë

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me dije se subjekti politik PSD, me kryetar Tom Doshin, rezulton të jetë debitore në vlerën 336,819.4 Lekë të rinj.

Fatura rezulton të jetë e pashlyer deri në 21 Gusht, por UKT ka njoftuar KQZ me besimin ky institucion do ta nxisë partinë e Tom Doshit që të shlyejë detyrimet mujore.

UKT bën me dije s brenda 30 ditëve kërkohet shlyerja e detyrimeve, në të kundërt ky institucion do të veprojë duke ndërprerë furnizimin me ujë, shkruan A2CNN.

Në shkresën e Ujësjellës Kanalizime Tirana sqarohet se fatura për ujin rezulton të jetë 306,180.00 Lekë të rinj dhe me një kamatë vonesë prej 30,639.40 Lekë të rinj.

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos