Dy persona kanë përfunduar në spital në Fier pasi janë përfshirë në një aksident me motor mbrëmjen e së hënës.
Policia bën të ditur se rreth orës 21:30, në fshatin Metaj të Fierit, motomjeti që drejtohej nga shtetasi F. Gj., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi K. P., 34 vjeç, shkruan A2 CNN.
“Rreth orës 21:30, në fshatin Metaj, Fier, motomjeti që drejtohej nga shtetasi F. Gj., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi K. P., 34 vjeç.
Nga përplasja e motomjeteve janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. /A2 CNN.
(A2 Televizion)