Mes përplasjeve dhe tensioneve, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 19 protestuesit e arrestuar

Nga A2 CNN
27 Janar 2026, 17:02 | Kronikë

Mes përplasjeve dhe tensioneve, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 19

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues të arrestuar të shtunën, në tubimin e mbajtur nga opozita.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se për ta është caktuar masa e "detyrimit për paraqitje".

Në kërkimin e saj, Prokuroria kërkoi masën "arrest në burg" për 5 nga të prangosurit dhe atë të "arrestit në shtëpi" për 5 të tjerë.

Teksa gjykata po merrte vendimin, ka pasur një situatë tensioni në hollin e gjykatës, shkruan A2 CNN.

Avokatët kanë pretenduar se janë provokuar nga një person, që është shoqëruar më pas nga Policia.

Kujtojmë se opozita e cilësoi arrestimin e protestuesve si të paligjshëm, pasi e cilësoi protestën tërësisht paqësore dhe në përputhje me ligjet e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos