A2 CNN ka siguruar momentin kur Altin Ndoci është shoqëruar në ambientet e spitalit të Durrësit pas problemeve në veshka. Në video, ai duket teksa shoqërohet nga 3 policë.
Paraditen e së martës, ai u arratis nga spitali. Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, "pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali".
A2 CNN mëson se Ndoci ka gënjyer policin qe po e ruante, duke i thënë se donte të shkonte në tualet dhe ka arritur t’ia mbathë. Kur e ka parë që po largohej, efektivi ka qëlluar në ajër po pa arritur ta ndalojë.
(A2 Televizion)