Mori 2 milionë e 400 mijë lekë për një ndërtim pa leje, çohet për gjykim dosja ndaj policit bashkiak dhe qytetarit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 12:08 | Kronikë

Mori 2 milionë e 400 mijë lekë për një ndërtim pa

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal ndaj Besmir Canit, me detyrë polic bashkiak në Bashkinë Tiranë. Sipas njoftimit të SPAK, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal. Gjithashtu dhe ndaj të pandehurit Ahmet Mashollari, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.

Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje.

Sipas SPAK “këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos