“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Nga Belinda Ruçaj
21 Shtator 2025, 16:38 | Kronikë

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit

Thyen masën “arrest shtëpie” Valter Bami, vëllai i Durim Bamit i njohur për drejtësinë.

Punonjësi i qarkullimit rrugor gjatë rutinës së punës, ndalojnë një mjet tip Audi i drejtuar nga shtetasja E. S, ku pasagjer ishte Valter Bami.

Bami i ka kërkuar të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri, shkruan A2 CNN.

Pas identifikimit të plotë nga punonjësi i policisë rrugore të Elbasanit, ai e ka shoqëruar për në drejtorinë vendore të policisë Valter Bamin, shtetasin me iniciale E. S dhe mjetin tip Audi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos