Një aksident tjetër është shënuar këtë mëngjes në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Gramsh.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se një kamion në manovër parakalimi ka goditur një mjet tip Opel Astra, në të cilin udhëtonin dy bashkëshortë.
Si rezultat i përplasjes është dëmtuar automjeti tip Opel, por fatmirësisht nuk ka probleme për shëndetin e çiftit.
Nga bllokimi i autostradës ka pasur trafik të rënduar mbi 7 km deri në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës.
Uniformat blu të qarkullimit rrugor kanë dokumentuar ngjarjen dhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur normalizimin e trafikut. (A2 Televizion)