Një automjet i llojit Foristradë ka dalë nga rruga, në aksin rrugor të quajtur "rruga e lumit të Vlorës".
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se mjeti dyshohet se ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të fshatit Peshkëpi, në momentin që ka humbur kontrollin duke përfunduar në një kanal anësor.
Si rrjedhojë e daljes nga rruga ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Ai është transportuar më pas në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)