Anis Mehmeti është një nga futbollistët më në formë shqiptarë të momentin edhe pse ftesa nga kombëtarja kuqezi ka munguar për të.
Sulmuesi po tregon paraqitje të jashtëzakonshme në Championship me Bristol City. Ai ka realizuar edhe këtë të diel për skuadrën e tij një gol fantastik, i treti në 3 ndeshjet e fundit.
Mehmeti deri tani në 5 takime ka arritur të shënoi 4 gola, ndërsa ka dhënë edhe 2 asiste. Megjithatë, Sylvinho as nuk i ka hedhur sytë nga Bristoli gjatë këtyre eliminatoreve për të parë një talent të rrallë, i cili për fat të keq nuk po ka mundësi të tregojë veten e tij te kombëtarja. (A2 Televizion)