Mbante në shtëpi armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 50-vjeçari në Konispol

Nga A2 CNN
21 Shtator 2025, 11:50 | Kronikë

Mbante në shtëpi armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet

Një 50-vjeçar në Konispol, Sarandë ka rënë në prangat e Policisë, pasi i janë gjetur në banesë një armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksioni u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Konispol, Sarandë/Finalizohet me sukses nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Dishat”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.

Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.

Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, konkretisht ato të stacionit të Policisë Konispol, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dishat”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

* H. L., 50 vjeç, banues në fshatin Dishat, Konispol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos