Një 17-vjeçar në Vlorë është proceduar penalisht nga Policia, pasi ka goditur me gërshërë një shtetas 40-vjeçar.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i mituri i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore shtetasit 40-vjeçar, shkruan A2 CNN.
Fatmirësisht 40-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht:
një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)