Motori i turistëve gjermanë aksidentohet në Qafë Thanë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 18:44 | Kronikë

Një aksident rrugor u shënua pak minuta më parë në aksin Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Udënisht. Një motor që drejtohej nga dy turistë gjermanë ka goditur në pjesën e pasme një mjet me targa shqiptare.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, turist gjerman i cili është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave, ky nuk është aksidenti i parë me turistë pasi 2 javë më parë dy turistë anglezë mbetën të plagosur në një aksident po në këtë aks rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos